Policia e Shqipërisë ndalon veteranin e UÇK-së bazuar në urdhërarrest të Serbisë - Gazeta Express
string(80) "policia-e-shqiperise-ndalon-veteranin-e-uck-se-bazuar-ne-urdherarrest-te-serbise"

Gazeta Express

02/08/2020 12:14

Policia e Shqipërisë ndalon veteranin e UÇK-së bazuar në urdhërarrest të Serbisë

Gazeta Express

02/08/2020 12:14

Policia e Shqipërisë ka ndaluar veteranin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Murtez Kastratin, nga Lipjani.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Veteranëve të Luftës së UÇK-së Hysni Gucati.

Lexo Edhe:

Gucati tha ndalimi i Kastratit është bërë për shkak të një fletarresti nga Interpoli, pasi që shteti Serb ka dërguar emrin e tij dhe shume ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

“Ju bëjmë apel bashkluftëtarëve që këto ditë mos të lëvizin dhe të mos dalin në shtetet tjera. Shteti i Shqipërisë duhet sa me parë ta liroje Murtez Kastratin dhe të mos i marrë parasysh asnjëherë veprimet dhe listat e dërguar në Interpol nga Serbia, deri sa do të vazhdojnë kështu duke u maltretuar në këtë formë njerëzit që dhanë çdo gjë që ne sot ta kemi shtetin, veteranët ende nuk janë në gjendje të lëvizin të lirë, Qeveria e Kosovës sa me parë duhet të marrë masa në këtë drejtim dhe të mos kemi më raste të tilla”, ka shkruar ai.