Besimtarët myslimanë në mbarë botën sot e festojnë Kurban Bajramin, një ndër festat më të mëdha islame. Për shkak të pandemisë së KOVID-19, edhe ky Bajram do të festohet në masa të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve për parandalimin e shpërndarjes së virusit korona, përcjell Gazeta Express.
Besimtarët, ashtu sikur edhe gjatë Fitër Bajramit, duhet që të bartin maska dhe ta ruajnë distancën sociale, ndërkaq autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut nuk kanë paralajmëruar orë policore apo kufizime gjatë kësaj feste, njofton Portalb.mk.
Besimtarët e Maqedonisë së Veriut sot në ora 06:06 minuta e kanë falur namazin e Kurban Bajramit.
Pas faljes së namazi i Fitër Bajramit, myslimanët kanë uruar njëri tjetrin me mesazhe paqeje, mirësie respekti, dashurie dhe mëshire. Sipas traditës, myslimanët e festojnë këtë Bajram 3 ditë.
Bashkësia Fetare Islame e RMV-së për shkak të situatës aktuale me virusin korona, e ka anuluar organizimin e manifestimit qendror tradicional të namazit të Kurban Bajramit.
BFI, gjithashtu njofton se gjatë faljes së Kurban Bajramit, xhamitë duhet t`u përmbahen masave, të cilat vlejnë edhe për faljen e namazeve ditore, siç janë:
Dezinfektimi i xhamive:
Gjatë kësaj feste urime kanë dërguar krerët e institucioneve shtetërore, njerëzit e jetës politike, akademike, e artistike në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri.