string(50) "van-dijk-tallet-me-tifozin-tetevjecar-te-evertonit"

Gazeta Express

29/07/2020 13:50

Van Dijk tallet me tifozin tetëvjeçar të Evertonit

Gazeta Express

29/07/2020 13:50

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, është bërë viral në rrjete sociale pasi e talli një tifoz të klubit rival të Liverpoolit, Evertonit, gjatë një sesioni të pyetjeve e përgjigjeve.

29-vjeçari, i cili ka shkëlqyer për Liverpoolit që nga transferimi i tij nga Southamptoni në vitin 2018, u pyet nga një lojtar i ekipit U8 të Liverpoolit nëse ai ishte i lumtur pasi e fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

“Isha shumë i lumtur. A ishte ti i lumtur?”, tha Van Dijk, para se t’ia bënte të njëjtën pyetje edhe djaloshit tjetër.

Megjithatë, djaloshi tjetër zbuloi se ai është tifoz i Evertonit dhe se natyrisht që nuk ishte i lumtur me fitoren e Liverpoolit kundër Tottenhamit, në finale të Ligës së Kampionëve.

“Ti je tifoz i Evertonit? E vështirë, apo jo? Me siguri është shumë e vështirë”, u tall Van Dijk me të.

Van Dijk vlerësohet si mbrojtësi më i vlefshëm në botë. Ai vlerësohet me 90 milionë funte në treg, ndërsa top treshen e kompletojnë Trent Alexander-Arnold i Liverpoolit me 72 milionë funte dhe Matthijs de Ligt i Juventusit me 67.5 milionë funte. /Gazeta Express/