string(99) "ikonat-e-te-drejtavee-te-njeriut-ambasada-amerikane-perzgjedh-adem-demacin-dhe-martin-luther-kingun"

Gazeta Express

28/07/2020 16:46

Ikonat e të drejtave të njeriut, ambasada amerikane përzgjedh Adem Demaçin dhe Martin Luther Kingun

Gazeta Express

28/07/2020 16:46

Ambasada amerikane në Kosovë ka përkujtuar dy ikona të njohura të ShBA’së dhe Kosovës që u angazhuan për të drejtat e njeriut, Martin Luther King i riu dhe Adem Demaçi.

Përmes një postimi në Facebook ambasada amerikane ka përkujtuar dy personalitetet me nga një thënie të tyre, raporton Gazeta Express.

Adem Demaçi ishte një shkrimtar dhe aktivist i spikatur i të drejtave të njeriut. Ai kaloi 28 vjet në disa burgje të ish-Jugosllavisë për përpjekjen e tij të palodhur për të drejtat e Shqiptarëve të Kosovës si dhe gjatë gjithë kohës ka qenë kundërshtar i përbetuar i politikave hakmarrëse dhe i urrejtjes kombëtare.

“Nëse ne duam lirinë, atëherë ne duhet të jemi krijues të lirisë tonë. Faktori i brendshëm është primar për të fituar lirinë dhe faktori i jashtëm është i dyti. Ky është ligji i jetës që nuk ndryshon dhe nuk do të ndryshoj për hir të askujt e aq më pak për hir tonë” , kishte thënë Adem Demaçi.

Martin Luther King i riu ishte njëri nga avokuesit më të njohur të shekullit 20’të për ndryshim shoqëror pa dhunë. Përmes aktivizmit të tij dhe fjalimeve inspiruese ai luajti rol të rëndësishëm përfundimin e ndarjes ligjore të qytetarëve Afrikano-Amerikanëve në ShBA si dhe në krijimin e Ligjit për të Drejtat Civile të vitit 1964 si dhe Ligjin për të Drejtën e Votës.

Ai ka shkruar në letrën nga burgu i Birminghamit të vitit 1963: “Ne e dimë nga përvoja e dhimshme se liria kurrë nuk ipet vullnetarisht nga shtypësi dhe duhet të kërkohet nga i shtypuri”./Express/