Perimet janë pjesë e rëndësishme e jetës sonë të përditshme, ato na ofrojnë lëndë ushqyese jetësore për shëndetin dhe mirëmbajtjen e trupit.
Perimet i përdorim në forma të ndryshme, qoftë gjatë gatimit, ose në formë të papërpunuar, si sallatat. Frutat dhe perimet janë burim natyror i vitaminave, fibrave dhe shumë mineraleve, ato jo vetëm që e bëjnë ushqimin tonë të mirë, por janë gjithashtu thelbësore për një jetë të shëndetshme.
Një dietë e pasur me perime dhe fruta mund të ulë presionin e gjakut, të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjet në tru, mund të parandalojë disa lloje të kancerit, ndihmon në zvogëlimin problemeve të tretjes dhe ka një efekt pozitiv në sheqerin në gjak.
Perimet mund t’i gjeni në mënyra të ndryshme, por nëse e dëshironi një formë të atillë që t’i keni të gatshme për pak minuta atëherë mund të zgjidhni perime të ngrira të brendit gjerman Iglo.
Iglo është marka më e madhe dhe më e njohur e ushqimit të ngrirë në Gjermani, Austri, Belgjikë dhe Portugali.
Karrota dhe kërpudha të ngrira
Karrota renditet në mesin e ushqimeve më të shëndetshme për organizmin, ato janë ndër burimet kryesore vitaminave A dhe K. Kërpudha po ashtu njihet për vlera të shumta ushqyese e të dyja këto bashkë na dhurojnë një shije fantastike në çdo ushqim.
Kopra e ngrirë
Iglo siguron një kopër të ngrirë me një proces të tillë që garanton aromën dhe freskinë e tij duke na dhuruar përvoja të veçanta dhe shije fantastike në kuzhinat tona. Kopra ka një shije fantastike gjatë konsumimit me djathë.
Brozilok i ngrirë
Broziloku është pjesë e pandashme e pjatave tradicionale të kuzhinës mesdhetare, i pasur me vitamina të vlefshme dhe minerale.
Me aromën e veçantë, të freskët dhe terapeutike ai do t’ju bëj të shijoni pjata të lehta që do të mbesin gjatë në kujtesën tuaj. Rekomandohet të përdoret për pastat me domate, brusketa, pica, në frutat e detit etj.
Qepë e kuqe dhe e bardhë të ngrira
Qepa është një nga ushqimet më të shëndetshme që mund të hani. Ato janë plot me vitaminë C, komponime sulfurike, flavonoide dhe fitokimike të tjera, që të gjitha ofrojnë veti të fuqishme shëruese. Përveç dobive shëndetësore qepët e ngrira iglo i dhurojnë ushqimit tuaj shije mahnitëse.
Këto dhe shumë lloje tjera cilësore të perimeve të ngrira mund t’i gjeni në Super Viva.