string(83) "dikur-ramiz-alia-po-krijojme-klasen-kapitaliste-do-na-mbaje-perjetesisht-ne-pushtet"

Gazeta Express

27/07/2020 22:04

Dikur… Ramiz Alia: Po krijojmë klasën kapitaliste, do na mbajë përjetësisht në pushtet

Gazeta Express

27/07/2020 22:04

30-vite më parë Shqipëri teorikisht përjetoi një ndryshim të madh politik, pasi u arrit rrëzimi i diktaturës dhe shpallja e pluralizmit politik. Një kastë e re politike u bë pjesë e jetës publike, ku shumë prej tyre ishin produkt i sistemit të kaluar që u rrëzua i fundit në Evropë.

Në një dokument të siguruar nga Dosja.al, Ramiz Alia, i cili ishte lideri i fundit komunist në vend shprehej se sistemi i tyre nuk do rrëzohej kurrë. Ai ka thënë se në atë kohë është përgatitur klasa kapitalist ee Shqipërisë që do mbajë komunizmin përjetësisht në pushtet.

Me këtë strategji, brenda dy-tre legjislaturave, do të arrijmë që nga Klasa Komuniste të krijojmë Klasën Kapitaliste e cila do të na përjetësojë në Pushtetin Politik të së ardhmes që e kemi planifikuar dhe po e përgatisim vetë”, është shprehur Alia.

Sot 30 vite pas rënies të komuzmit bëhet ende pyetja: A e kemi vrarë si duhet sistemin e vjetër, apo fantazma e tij do endet për një kohë të gjatë në vend?/dosja