Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, është shprehur i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e ish-hendbollistit 58-vjeçar Afrim Qorrolit, i cili ndërroi jetë shkaku i infektimit me virusit Covid-19.
Federata e Hendbollit e Kosovës njoftoi sot se ish-hendbollisti nga fshati Rashincë i Shtimes ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare, transmeton Gazeta Express.
E përderisa FHK-ja nuk njoftoi për shkakun e vdekjes, kushëriri i tij, Milazim Qorrolli, bëri të ditur se ish-portieri i Vjosës vdiq shkaku i infektimit me Covid-19.
Se Qorrolli vdiq shkaku i infektimit me koronavirus, tashmë e ka konfirmuar edhe presidenti i Komitetit Olimpik i Kosovës, Besim Hasani, i cili gjithashtu tha se e ka njohur personalisht Qorrollin, të cilin e lavdëroi për punën që e kishte bërë për zhvillimin e sportit.
“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kontribuesit të madh të hendbollit dhe sportit në përgjithësi, Afrim Qorrolli”, thuhet në letrën e Hasanit.
“Qorrolli ka ndërruar jetë sot në moshën 58-vjeçare, pasi humbi betejën me pandeminë #Covid19. Qorrolli ishte ngushtë i lidhur me qytetin e Shtimës, ku dha kontribut të çmuar për zhvillimin e hendbollit, si lojtar, trajner dhe kontribues, duke mos iu ndarë këtij sporti deri në ndarjen e tij nga jeta”.
“Afrimin e njoha edhe personalisht, për çka sa herë takoheshim më impresiononte me përkushtimin e tij të madh në zhvillimin e hendbollit tek klubi i Vjosës së Shtimës dhe sportit në përgjithësi”
“Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë Lëvizjes Olimpike në Kosovë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes së tij, komunitetit të hendbollit, miqve dhe gjithë dashamirësve të sportit”. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...