Khabib thyen heshtjen pas vdekjes së babait: Shpresoj të kesh qenë i lumtur me mua - Gazeta Express
string(81) "khabib-thyen-heshtjen-pas-vdekjes-se-babait-shpresoj-te-kesh-qene-i-lumtur-me-mua"

Gazeta Express

23/07/2020 13:50

Khabib thyen heshtjen pas vdekjes së babait: Shpresoj të kesh qenë i lumtur me mua

Gazeta Express

23/07/2020 13:50

Ylli i UFC-së, Khabib Nurmagomedov, e ka thyer heshtjen pas vdekjes së babait të tij duke e postuar një letër prekëse. Në postimin e tij, Khabib shkruan se sa shumë po i mungon babai tani dhe uron ta ketë bërë atë të lumtur.

Abdulmanap Nurmagomedov, babai i yllit të UFC-së Khabib, ndërroi jetë më 3 korrik, pas disa probleme serioze shëndetësore, të cilat iu përkeqësuan pas infektimit me virusin Covid-19, transmeton Gazeta Express.

Abdulmanap, i cili njihet si trajner legjendar në artet e përziera parciale, kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore që nga muaji maj.

 Khabib kishte zbuluar në qershor se ai po e vizitonte babanë e vet në spitalin ushtarak në Moskë çdo ditë. Tani ai ka postuar për herë të parë lidhur me vdekjen e babait të tij.

“Më mungon shumë baba. Ishe një baba, një shok, një vëlla, një trajner, të gjitha në një njeri të vetëm. Ti më ke mësuar thuajse gjithçka që unë di. Shpresoj që edhe ti të kesh qenë i lumtur me mua. Të gjitha falënderimet i takojnë Allahut”, shkruan Khabib Nurmagomedov.

Më tej, kampioni i botës në peshën e lehtë citon Kuranin: “Zoti më ka thënë të mos adhuroj njeri tjetër veç Atij, të dua prindërit dhe t’i trajtoj mirë. Nëse njëri ose të dy prindërit arrijnë në moshën e pleqërisë me ty, mos u thuaj atyre “uf” dhe mos i zmbraps ata, por folu atyre një fjalë fisnike. Dhe jepu atyre krahun e përulësisë nga mëshira dhe thuaj: “Zoti im, ki mëshirë për ata, pasi më kanë rritur kur isha i vogël”.  /Gazeta Express/

View this post on Instagram

Quran 17:23-24. And your Lord has decreed that you not worship except Him, and to parents, good treatment. Whether one or both of them reach old age [while] with you, say not to them [so much as], "uff," and do not repel them but speak to them a noble word. And lower to them the wing of humility out of mercy and say, "My Lord, have mercy upon them as they brought me up [when I was] small." – ‎۞ وَقَضَىٰ رَبُّكَ أَلَّا تَعْبُدُوا إِلَّا إِيَّاهُ وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا ۚ إِمَّا يَبْلُغَنَّ عِندَكَ الْكِبَرَ أَحَدُهُمَا أَوْ كِلَاهُمَا فَلَا تَقُل لَّهُمَا أُفٍّ وَلَا تَنْهَرْهُمَا وَقُل لَّهُمَا قَوْلًا كَرِيمًا ‎وَاخْفِضْ لَهُمَا جَنَاحَ الذُّلِّ مِنَ الرَّحْمَةِ وَقُل رَّبِّ ارْحَمْهُمَا كَمَا رَبَّيَانِي صَغِيرًا Сура «аль-Исра’» 23-24 аяты. Всевышний говорит: Твой Господь предписал вам не поклоняться никому, кроме Него, и делать добро родителям. Если один из родителей или оба достигнут старости, то не говори им: «Тьфу!». – не кричи на них и обращайся к ним почтительно. Склони пред ними крыло смирения по милосердию своему и говори: «Господи! Помилуй их, ведь они растили меня ребенком». Тебя будет не хватать Отец, ты был Отцом, другом, братом и тренером в одном лице. Ты научил меня практически всему что я умею, надеюсь ты был доволен мною. Ведь в довольстве родителей довольство Аллаха.

A post shared by Khabib Nurmagomedov (@khabib_nurmagomedov) on

Advertisement
Advertisement
Advertisement