Pamjet e ekzekutimit mafioz të Emiljano Ramazanit, ngjarja ndodh në 30 sekonda - Gazeta Express
string(77) "pamjet-e-ekzekutimit-mafioz-te-emiljano-ramazanit-ngjarja-ndodh-ne-30-sekonda"

Gazeta Express

21/07/2020 16:13

Pamjet e ekzekutimit mafioz të Emiljano Ramazanit, ngjarja ndodh në 30 sekonda

Gazeta Express

21/07/2020 16:13

30 sekonda, 5 plumba në trup 39 vjeçarit dhe vrap drejt makinës për t’u larguar.

ABC News siguron videon e ekzekutimit të 39-vjeçarit Emiljano Ramazani,  ngjarje e ndodhur një ditë më parë në Elbasan.

Në pamjet e filmike duke autori me kapuç që del nga një makinë e parkuar dhe ndjek automjetin e viktimës.

Ai ecën drejt tij i armatosur, ndërkohë që makina e tij zhvendoset nga një tjetër person.

Pasi kryen krim gjakftohtë autori rikthehet në automjet dhe largohet nga vendngjarja. E gjithë ngjarja ndodh për 30 sekonda.

Emiljano Ramazani u ekzekutua pasditen e djeshme poshtë pallatit të tij në Elbasan. 39-vjeçari u ndoq nga autorët nga palestra për në banesë, ndërsa u qëllua teksa ishte në automjetin e tij.

Ai ishte një emër i njohur për drejtësinë pasi është arrestuar disa herë për trafik narkotikësh.

Në vitin 2012 gjatë operacionit të koduar “Tabakane 2”, Emiliano Ramazani  i njohur edhe me nofkën “Rramani” dhe “Ili” u arrestua së bashku me 5 të tjerë pasi prokuroria kishte prerë fletë arresti për prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim në formën e shitjes më shumë se një herë.

Nuk dihet se si i ka shpëtuar drejtësisë 39-vjeçari pas këtij arrestimi por dihet se edhe në vitin 2017,  gjatë operacionit  “Porosia e Fundit” Rramani u arrestua për të njëjtën vepër penale.