Përplasja mes djemëve të oligarkëve në Bllok, shpallet në kërkim dhe djali tjetër i ish-deputetit të PD: Qëlloi me armë truprojën e biznesmenit që po i rrihte të vëllanë - Gazeta Express
string(167) "perplasja-mes-djemeve-te-oligarkeve-ne-bllok-shpallet-ne-kerkim-dhe-djali-tjeter-i-ish-deputetit-te-pd-qelloi-me-arme-truprojen-e-biznesmenit-qe-po-i-rrihte-te-vellane"

Gazeta Express

20/07/2020 9:30

Përplasja mes djemëve të oligarkëve në Bllok, shpallet në kërkim dhe djali tjetër i ish-deputetit të PD: Qëlloi me armë truprojën e biznesmenit që po i rrihte të vëllanë

Gazeta Express

20/07/2020 9:30

Even Babasi, djali i ish-deputetit të PD Ndriçim Babasi është shpallur në kërkim nga Policia pasi dyshohet se është personi që ka qëlluar me armë ndaj truprojës së biznesmenit të njohur I.H, pas një sherri në një lokal në Bllok ditë më parë.

Mësohet se në sherr është përfshirë fillimisht njëri nga djemtë e ish-deputetit Babasi, Roisi. 22 vjeçari ka qenë në ato momente i shoqëruar nga i vëllai Even dhe nga djali i deputetit Tom Doshi, Markos Doshi, raporton newsbomb.al. Siç njofton Policia, tre shtetasit e mësipërm janë konfliktuar me shtetasin F.H, djali i biznesmenit të njohur me inicialet I.H.

Për të mbrojtur shtetasin F.H, në sherr është përfshirë dhe truproja i babait të tij, ish-polici Gazmir Bushaj. Ky i fundit ka nxjerr thikën dhe ka plagosur në krah Rois Babasin, djalin e ish-deputetit Ndriçim Babasi.

Në atë moment për të ndihmuar vëllanë, në sherr është përfshirë dhe djali tjetër i ish-deputetit, Even Babasi, i cili ka marrë armën në makinë dhe ka plagosur në këmbë truprojën e biznesmenit I.H, raporton newsbomb.al.

Pas hetimeve, Policia ka shpallur në kërkim Even Babasin si personi kryesor i dyshuar se ka qëlluar me armë drejt 39 vjeçarit Gazmir Bushaj, truprojë i biznesmenit të njohur në Tiranë I.H.