Rusët i japin mbështetje Vuçiqit për takimin që po mbahet në Bruksel - Gazeta Express
string(68) "ruset-i-japin-mbeshtetje-vuciqit-per-takimin-qe-po-mbahet-ne-bruksel"

Rusët i japin mbështetje Vuçiqit për takimin që po mbahet në Bruksel

Gazeta Express

16/07/2020 19:46

Drejtoresha për Marrëdhënie me publikun në Ministrinë e Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka përkrahjen ruse në dialogun me Kosovën që po mbahet në Bruksel dhe po dnërmjetësohet nga BE’ja.

“Ne mbështesim përpjekjet e Presidentit serb Aleksandar Vuciq për një zgjidhje paqësore të problemit të Kosovës, përfshirë edhe nëpërmjet dialogut Beograd-Prishtinë. Ne shpresojmë që BE’ja, ndërmjetësi i caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB’së, do të kryejnë detyrat e tyre me mirëbesim”, ka thënë ajo.

Lexo Edhe:

Tutje ajo ka shtuar se qëndrimi i rusisë karshi Kosovës nuk ka ndryshuar dhe se marrëveshja eventuale duhet të bazohet në rezolutën 1244, dhe do të aprovohet në Këshillin e Sigurimit të OKB’së.