Derbi mes rivalëve të qytetit Drita kundër Gjilanit, që këtë sezon luftojnë për titull në Superligës, i është besuar ta gjykojë Dardan Çakës, i cili do të ndihohet nga gjytarët anësorë Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Shpëtim Murtezi.
Federata e Futbollit e Kosovës e ka publikuar listën e gjyqtarëve që janë caktuar për ndeshjet e javës së 31-të në Ipko Superligë, në të cilën katër klubet në luftë për titull ballafaqohen mes vete dy javë para fundit të sezonit, raporton Gazeta Express.
Gramos Shala me ndihmësit e tij Besnik Morinën dhe Imran Kabashin si dhe Elvis Bicajn si gjyqtar i katërt, janë caktuar ta ndajnë drejtësinë në derbin tjetër, mes Ballkanit dhe Prishtinës, i cili luhet për titull po ashtu.
FFK-ja ka vendosur t’ia besojë Çakës derbin e zjarrtë të Gjilanit, pasi vushtrriasi e pati një paraqitje shumë të mirë kur e ndau drejtësinë në derbin mes Prishtinës dhe Dritës që u mbyll baras 1:1 në stadiumin Fadil Vokrri në fundjavë.
Në një kohë ankesash së pareshtura të klubeve ndaj gjyqtarëve, Kreshnik Vula nuk do të gjykojë as këtë javë, që prej ndeshjes së 8 korrikut në derbin plot polemika mes Gjilanit dhe Prishtinës.
Drita është lidere e Superligës me 65 pikë, tri më shumë se Ballkanit në vendin e dytë, katër më shumë se Gjilani në pozitën e tretë, ndërsa Prishtina është e katërta me shtatë pikë më pak.
Zyrtarët e ndeshjeve të javës së 31-të të Ipko Superligës:
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...