Pesë orë zgjati ndjekja në det të hapur nga të paktën 7 mjete detare të policisë së Vlorës e autoriteteve të Guardia di Finanza, e në përfundim nuk u gjet as droga dhe as trafikantët.
Të tjera detaje mësohen në lidhje me ngjarjen në afërsi të Mifolit, e veçanërisht për gomonen e trafikantëve, që dyshohet se pakot e drogës i kanë hedhur në det.
Gomonia mbi 10 metra e gjatë, ishte e pajisur me plot 3 motorë të fuqishëm me 350 kuaj fuqi, e para e këtij lloji e kapur në Shqipëri. Madje në gomone kishte dhe radar për të parë lëvizjen e mjeteve lundruese pranë mjetit.
Autoritetet dyshojnë se trafikantët (ende në arrati), po transportonin drogë drejt Italisë, dhe pasi e kanë dorëzuar atë janë pikasur nga autoritetet.
NJOFTIMI I POLICISE
Në vijim të operacionit të kërkimit të mjetit lundrues, shërbimet e Policisë
Kufitare, bashkë me DVP Vlorë, Delta Forcë, Rojën Bregdetare dhe Guardia di
Finanza, kanë bërë të mundur gjetjen dhe bllokimin e gomones, në brendësi të
lumit Vjosë, në afërsi të Mifolit.
Nga këqyrja dhe kontrolli i mjetit lundrues nuk është gjetur në bord lëndë narkotike.
Shërbimet e Policisë vazhdojnë krehjen e zonës, për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë qenë në bordin e këtij mjeti lundrues, si dhe kontrollin në ujërat detare për lëndë narkotike pasi dyshohet se mund ta kenë hedhur në det gjatë ndjekjes nga Policia.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...