“Man Utd duhet ta transferojë Rashicën” - Gazeta Express
string(37) "man-utd-duhet-ta-transferoje-rashicen"

“Man Utd duhet ta transferojë Rashicën”

Gazeta Express

16/07/2020 14:31

Portali britanik “unitedinfocus.com” e këshillon gjigantin anglez që ta transferojë këtë verë yllin kosovar, të cilin e duan shumë klube evropiane

Manchester United duhet ta transferojë Milot Rashicën këtë verë.

Lexo Edhe:

Kjo është këshilla që ia ka dhënë portali “unitedinfocus.com” gjigantit britanik, përcjell “Gazeta Express”.

Rashica pritet të largohet nga Werder Bremeni në javët në vazhdim dhe interesimi i klubeve evropiane për të është i madh.

Flitet se 24 vjeçari mund të përfundojë në Leizig, por atë e duan edhe dy klubet tjera gjermane, Borussia Dortmund e Hertha Berlin.

Gjithashtu, për Rashicën interesim kanë shfaqur edhe klubet italiane, Milan, Napoli e Lazio.

Kurse, në Angli janë përmendur emrat e ekipeve si Liverpool, Aston Villa, Ëest Ham e Wolverhampton.

Por, portali britanik i ka sugjeruar Unitedit që ta transferojë Rashicën pasi këtij ekipi i mungon një lojtar i tipit të tij.

Përfaqësuesi kosovar mund të luajë në disa pozita dhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer do të kishte më shumë alternativa për sezonin e ardhshëm.

Ai mund të luante për mrekulli përkrah Paul Pogbas dhe Bruno Fernandesit në mesfushën e Unitedit.

Werder Bremeni i kërkon 25 milionë euro për Rashicën.

Futbollisti kosovar ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2022.

Vushtrriasi i ka realizuar 11 gola këtë sezon dhe i ka dhuruar 8 asistime. /Gazeta Express/