Rukiqi: Java tjetër është vendimtare për të shpëtuar ekonominë - Gazeta Express
string(61) "rukiqi-java-tjeter-eshte-vendimtare-per-te-shpetuar-ekonomine"

Rukiqi: Java tjetër është vendimtare për të shpëtuar ekonominë

Gazeta Express

16/07/2020 14:25

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se java tjetër është vendimtare për të shpëtuar ekonominë, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rukiqi ka bërë me dije se rishikimi i buxhetit është shpresa e fundit për mijëra punëtorë dhe ndërmarrje të sektorit privat.

Lexo Edhe:

Sipas Rukiqit, asnjëra nga masat në përkrahje të biznesit nuk është implementuar në tërësi.

“Java tjetër është vendimtare për të shpëtuar ekonominë. Rishikimi i buxhetit është shpresa e fundit për mijëra e mijëra punëtorë dhe ndërmarrje të sektorit privat”, ka shkruar Rukiqi./Gazeta Express