Presidenti Ilir Meta ka dalë kundër idesë së maxhorancës dhe opozitës së re për ndryshimet kushtetuese, duke deklaruar se ndryshimet në fjalë jo vetëm që prishin marrëveshjen e arritur në 5 qershor në Këshillin Politik, por edhe se nuk mund të votohen nga një parlament ilegjitim me vetëm 122 nga 140 deputetë që duhej të kishte.
Meta: Si president kam përshëndetur marrëveshjen e 5 qershorit. Kjo marrëveshje u mbështet nga përfaqësuesit e Komunitetit ndërkombëtar në Shqipëri. Reforma do të konsiderohej si kushti i parë i përmbushur. Marrëveshja tjetër e prish atë të qershorit dhe dëmton edhe ministrin tonë të Jashtëm edhe në cilësinë e tij si kreu i OSBE-së.
LIVE – Komunikimi javor me mediat
Publiée par Ilir Meta sur Jeudi 16 juillet 2020
Marrëveshja i hap rrugën përmbushjes të së parit prej 15 kushteve. Këto ndryshimi kushtetuese janë në kundërshtim me parimet e Komisionit të Venecias dhe janë udhërrfyesi i vetëm në zgjedhje demokratike. Edhe OSBE Tiranë ka bërë me dije se është shumë vonë për ndryshime. Kuvendi nuk e ka legjitimitetin për të realizuar ndryshime kushtetuese.
Kanë vetëm 82 deputetë legjitimë përfshihen edhe 3 deputetët e opozitës. Pas dorëheqjes në bllok të 58 deputetëve të opozitës së bashkuar. Kuvendi ka formalisht vetëm 122 deputetë. Kodi Zgjedhor nuk është respektuar në zëvëndësimin e mandateve. Kodi Zgjedhor e ndalon heqjen në bllok të mandateve dhe asnjë nuk u thirr në KQZ për të hequr dorë nga mandati.