Sassuolo dhe Juventusin ndahen baras në një ndeshje dramatike me shumë kthesa - Gazeta Express
string(77) "sassuolo-dhe-juventusin-ndahen-baras-ne-nje-ndeshje-dramatike-me-shume-kthesa"

Sassuolo dhe Juventusin ndahen baras në një ndeshje dramatike me shumë kthesa

Gazeta Express

15/07/2020 23:52

Juventusi i ka shpëtuar një tjetër turpërimi në Serie A falë golit të Alex Sandros për të barazuar 3:3 me Sassuolon të mërkurën, në një ndeshje dramatike të cilën për pak sa nuk e humbi edhe pse kishte krijuar epërsi të dyfishtë fillimisht.

Kur e mendua se Sassuolo do të fitonte me rikthim pas golave nga Filip Djuricic, Domenico Berardi dhe Francesco Caputo në Mapei Stadium, Alex Sandro shënoi për t’ia nxjerrë një pikë Juventusit pasi Danilo dhe Gonzalo Higuain kishin shënuar të parët për bardhezinjtë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Dy është barazimi i dytë radhazi për Juventusin dhe ndeshja e tretë pa fitore, pasi Atalanta e kishte ndal një fundjavë dhe Milani e kishte mundur me rikthim një javë më parë.

Përkundër humbjes skuadra e Maurizio Sarrit mbetet lidere e Serie A me 77 pikë, shtatë më shumë se Atalanta në vendin e dytë, tetë më shumë se Lazio në të tretin dhe nëntë më shumë se Interi, i cili megjithatë e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Sassuolo, ndërkohë, mbetet në garë për kualifikim në Ligën e Evropës, pasi ngel vetëm pesë pikë prapa vendit të gjashtë, Napolit.

Bardhezinjtë e krijuan një epërsi të hershme prej dy golave, kur Danilo dhe Higuain shënuan brenda 12 minutave.

Por pas gjysmë ore lojë, Djuricic e ktheu Sassuolon në lojë, para se Berardi dhe Caputo të shënonin dy gola të shpejtë për vendasit në pjesën e dytë, duke e përmbysur Juven.

Sandro e shpëtoi Juven nga një tjetër humbje me përmbysje, megjithatë, kur shënoi për 3:3 pas një ore lojë në Emilia.

Juventusi e pret Lazion në ndeshjen e ardhshme, një tjetër duel i vështirë për të në përpjekje për ta fituar titullin për herë të nëntë më radhë.

Sassuolo, ndërkohë, takohet me Cagliarin. /Gazeta Express/