Kryeministri Hoti ka udhëtuar dje në Bruksel, me ç’rast nesër fillojnë bisedimet me Serbinë. Deri më tani zyra për informim e Kryeministrisë nuk ka njoftuar se shefi i Qeverisë ka udhëtuar për në kryeqytetin evropian. Këtë e ka bërë shefi i EULEX-it i cili e ka parë Hotin në aeroplan.
Përmes një postimi në Twitter, shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka lavdëruar Hotin që ka udhëtuar në klasën ekonomike e jo në atë të biznesit.
“Heqim kapelat për kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, i cili sot udhëtoi me ne në klasën ekonomike në aeroplanin Prishtinë – Vjenë dhe më pas në aeroplanin nga Vjena në Bruksel. Sa kryeministra të tjerë të Ballkanit Perëndimor do t’i kursenin të hollat e taksapaguesve në këtë mënyrë?”, ka shkruar Wigemark.
Hats off for #Kosovo ?? Prime Minister @Avdullah Hoti who today travelled with the rest of us in economy class on the ✈️ Pristina to Vienna and on the ✈️ below from Vienna to Brussels. How many other Western Balkans’ Prime Ministers would save on tax payers money in such a way? pic.twitter.com/XiOmXyY5w7
— Lars-Gunnar Wigemark (@LarsGWigemark) July 14, 2020
Pas dy diskutimeve në distancë, të enjten pritet të takohen për herë të parë, kokë më kokë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Në tentim të arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare, pas rreth 20 muajsh vonesë, në kryeqendrën evropiane do të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi. /GazetaExpress/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...