I ulur në karrige, Joshua shfaq fuqinë e frikshme të grushteve - Gazeta Express
string(61) "i-ulur-ne-karrige-joshua-shfaq-fuqine-e-frikshme-te-grushteve"

I ulur në karrige, Joshua shfaq fuqinë e frikshme të grushteve

Gazeta Express

15/07/2020 8:43

Anthony Joshua i ka lënë të mahnitur tifozët e boksit, pasi e shfaqi fuqinë e grushteve të tij përderisa qëndronte i ulur në një seancë stërvitore të xhiruar së fundi, para meçit të tij kundër Kubrat Pulev.

30-vjeçari Joshua do të luftojë kundër Pulev më vonë këtë vit për t’i mbrojtur titujt e vet të kampionit, pasi që data origjinale e këtij meçi ishte shtyrë shkaku i përhapjes së koronavirusit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

AJ duket në formë të mirë, përderisa e ka mahnitur komunitetin e boksit duke e shfaqur fuqinë e grushteve të tij përderisa qëndronte i ulur. Vetë ylli britanik e shpërndau këtë video në rrjetet e tij sociale.

Promoteri i tij, Eddie Hearn, ka thënë se meçi Joshua – Pulev do të zhvillohet në një vend më të pazakontë, përderisa mediumet angleze kanë raportuar se ky vend do të jetë Kroacia. /Gazeta Express/