Shtetet e Bashkuara i kanë regjistruar 67,417 raste të reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara, sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”.
Kështu, numri i përgjithshëm i personave të infektuar me virusin e ri në shtetin më të prekur në botë shkoi në 3,431,574, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u raportuan edhe 900 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga Covid-19 në ShBA shkoi në 136,466 që është shifra më e lartë në botë.
Në këto shifra janë të përfshira rastet nga 50 shtetet e ShBA-së, Distrikti i Kolumbisë dhe rastet e personave të riatdhesuar.
Shtetet e Bashkuara e kanë numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus në botë. Pas tyre radhiten Brazili dhe India.
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...