Të shtëna me armë zjarri në Korçë, arrestohet një person - Gazeta Express
string(55) "te-shtena-me-arme-zjarri-ne-korce-arrestohet-nje-person"

Të shtëna me armë zjarri në Korçë, arrestohet një person

Gazeta Express

14/07/2020 20:59

Mbrëmjen e sotme të shtëna në ajër me armë zjarri janë dëgjuar në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 4, ndërsa policia konfirmon se shtetasi që ka shtënë në ajër është ndaluar.

Lexo Edhe:

Sipas policisë, nuk ka qenë një moment konflikti, por ky person ka shtënë në ajër.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk raportohet për të lënduar.

Policia po merr në pyetje 32- vjeçarin rreth ngjarjes dhe shkaqeve, ndërkohë ka sekuestruar edhe armën e përdorur.

Personin në fjalë është problematik dhe një emër i njohur nga policia.

Korçë

Qëllon në ajër me armë zjarri, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë 32-vjeçari.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit se një shtetas po qëllon me armë zjarri në ajër në lagjen nr. 4, Korçë, kanë organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë e profesional kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, konkretisht shtetasit F. P., 32 vjeç, banues në Korçë.

Shërbimet e Policisë, i kanë gjetur këtij shtetasi edhe armën e zjarrit tip pistoletë me të cilën ky shtetas kishte qëlluar në ajër.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.