Nesër mbyllet për qarkullim rruga “Ilaz Kodra” në kryeqytet
Gazeta Express
14/07/2020 16:35
Komuna e Prishtinë ka njoftuar përmes një komunikate për media se rruga “Ilaz Kodra” do të mbyllet më 15 korrik për shkak të punimeve.
“Rruga “Ilaz Kodra” deri te kryqëzimi me rrugën “28 Nëntori” dhe “Isa Boletini” (te Termokosi) do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut, të Mërkurën, 15 korrik prej orës 07:00 – 17:00”, thuhet në njoftim.
Komuna shton se në këtë kohë do të kryhen punimet në asfaltimin e kësaj rruge.