Sportisti kosovar kritikon qeverinë, bën thirrje për protestë - Gazeta Express
string(60) "sportisti-kosovar-kritikon-qeverine-ben-thirrje-per-proteste"

Sportisti kosovar kritikon qeverinë, bën thirrje për protestë

Gazeta Express

14/07/2020 13:25

Sportisti dhe “bodybuilder-i” kosovar, Arsim Kullashi, e ka kritikuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për pezullimin e fitueseve dhe aktiviteteve sportive që zhvillohen në ambiente të mbyllura. Madje, Kullashi ka bërë thirrje për protestë para objektit të Qeverisë.

Në mesin e masave të ndërmarra të hënën nga Qeveria e Kosovës për luftën kundër COVID-19 ishte edhe vendimi për pezullimin e fitneseve, pishinave, shkollave të futbollit dhe sporteve tjera që zhvillohen në ambiente të mbyllura, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ky lajm e la të pakënaqur Kullashin, i cili pretendoi se Qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti nuk e di as se çfarë është sporti.

“Krejt sportistët të premten para Qeverisë. Kjo qeveri po get nuk e di se çka është sporti nuk ia di vlerën, çdo sportist ka imunitet, këta ia fusin qaty mbylleni ku po shkoni o njerëz”, ka shkruar Kullashi. /Gazeta Express/