72 qytetarë të shtruar tek spitali Infektiv me covid19, 8 në terapi intensive - Gazeta Express
string(76) "72-qytetare-te-shtruar-tek-spitali-infektiv-me-covid19-8-ne-terapi-intensive"

72 qytetarë të shtruar tek spitali Infektiv me covid19, 8 në terapi intensive

Gazeta Express

12/07/2020 11:17

Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: dy prej tyre 57-vjeçare nga Shkodra dhe Dibra, një pacient 75 vjeçar nga Durrësi dhe një paciente 81 vjeçare nga Tirana.

Aktualisht janë të shtruar në spitalin infektiv 72 pacientë, 8 janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.

Lexo Edhe:

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 83 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 38 raste në Tiranë, 12 në Berat, 6 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Elbasan, Vlorë, 3 raste në Krujë dhe Kukës, 2 raste në Urën Vajgurore dhe Përmet, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Gjirokastër, Bulqizë, Himarë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar në 1946 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1415 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.