Në Kosovë u regjistruan të shtunën 71 të shëruar nga koronavirusi, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Kështu aktualisht në vend janë 2.227 persona që e kanë fituar betejën me sëmundjen.
“Sot më 11 korrik 2020, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.227 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.
Po sot rezultuan 203 raste të reja nga 419 mostrat e testuara.
Që nga fillimi i pandemisë në mes të marsit, Kosova ka konfirmuar në total 4.715 raste me koronavirus.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...