Kufizimet në pikat kufitare nga koronavirusi/ Policia jep informacion: Ja ku lëvizet lirisht dhe ku kemi kushtëzime - Gazeta Express
string(113) "kufizimet-ne-pikat-kufitare-nga-koronavirusi-policia-jep-informacion-ja-ku-levizet-lirisht-dhe-ku-kemi-kushtezime"

Kufizimet në pikat kufitare nga koronavirusi/ Policia jep informacion: Ja ku lëvizet lirisht dhe ku kemi kushtëzime

Gazeta Express

11/07/2020 9:42
kakavije_1850

Nese keni planifikuar rruge jashte vendit, duhet te keni mire parasysh se mundesi per te levizur te lire eshte e kufizuar, jo vetem me vendet e BE-se, qe nuk kane kapur kufije per ne, por edhe me disa prej fqinjeve.

Policia e Shtetit informon per situaten e kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në kufi, duke ju keshilluar te tregoheni te vemendshem, per te evituar bllokimet ne pikat doganore.

Lexo Edhe:

Ja situata

• me Kosovën ?? lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;

• me Malin e Zi ?? mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR.

• me Maqedoninë e Veriut ?? lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;

• me Greqinë ?? lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke;

• me vendet e tjera të zonës Schengen ?? nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.

Për të udhëtuar drejt Shqipërisë ?? kufiri ēshtë i hapur pēr të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi.