Ballkani kërkon nga FFK të mos i referojnë dy gjyqtarë në luftën finale për titull e kupë - Gazeta Express
string(89) "ballkani-kerkon-nga-ffk-te-mos-i-referojne-dy-gjyqtare-ne-luften-finale-per-titull-e-kupe"

Ballkani kërkon nga FFK të mos i referojnë dy gjyqtarë në luftën finale për titull e kupë

Gazeta Express

10/07/2020 22:11

Besfort Kasumi dhe Fatmir Tahiri kanë hyrë në listën e zezë të FC Ballkani.

Zyrtarisht, përmes një reagimi në faqen zyrtare në Facebook, FC Ballkani ka kërkuar nga Federata e Futbollit të Kosovës që Besfort Kasumi dhe Fatmir Tahiri të mos drejtojnë asnjë ndeshje më për ta deri në fund të sezonit aktual, ku Ballkani po lufton për titull dhe Kupën e Kosovës, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kërkesë publike për FFK-n

Duke marrë për bazë zhvillimet e fundit në IPKO Superligë me lëshimet kardinale të referëve kur po vendoset fati i kreut të kampionatit jemi thëllësisht të shqetësuar për delegimin e referit z. Besfort Kasumi për të cilin disa herë kemi bërë thirrje (lutje) organit përgjegjës (FFK) të mos e delegon të lartpërmendurin për shkak të qasjes së tij subjektive ndaj FC Ballkani-it.
Ju lutëm përgjegjësve të delegimit të referëve të shfuqizojn këtë delegim, duke e deleguar një refer me etikë me të lartë dhe profesionalizem të dëshmuar.
I lartpërmenduri na ka dëmtuar në ndeshjet ku ai ka ndarë drejtësinë kur ka qenë në pyetje FC Ballkani, ndeshja e fundit ku jemi demtuar në mënyrë drastike me dt:20.10.2019 si mysafir i FC Drita .

Kështu, duke iu referuar ligjeve pozitive të Republikës së Kosovës ku palët në proces kanë të drejt të kërkojnë përjashtimin e gjyqtarit nga procesi, ashtu edhe ne kërkojmë nga organi më i lartë ekzekutiv (FFK) që të mos na delegon gjyqtarët Besfort Kasumi dhe Fatmir Tahiri kur FC Ballkani zhvillon ndeshje zyrtare.

Faleminderit për mirëkuptim .

FC Ballkani