Tetë persona te vdekur nga COVID- 19 gjatë 24 orëve në Kosovë
Gazeta Express
09/07/2020 23:39
IKSHPK ka bërë të ditur se tetë persona kanë ndërruar jetë nga Covid-19 në Ksoovë gjatë 24 orëve të fundit.
Në raportin 24 orësh,
IKSHPK ka konfirmuar 207 raste të reja me Covid-19 dhe 32 të shëruar.
Numri total i
rasteve pozitive është 4.307 raste nga 26.916 persona të dyshimtë në virusin
SARS-CoV-2, me gjithsej 94 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të
tjera shoqëruese, thuhet në raport.
Sot më 09 korrik
2020, janë shëruar 32 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri
më sot është gjithsej 2.095 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.118.