Flet pak anglisht, 31 vjeçar dhe identifikuar si Iren Muça.
Ky është përshkrimit që i ka bërë policia skoceze një shqiptari, i cili është zhdukur prej 4 ditësh në zonën e Paisley-t në Skoci.
Media vendase raporton se për herë të fundit shqiptari është parë në rrugën Kristi (Christie Street), rreth orës 02:30 të së shtunës që kamë pas.
Policia skoceze shprehet e shqetësuar për fatin e një shqiptari që është shpallur i humbur prej katër ditësh në zonën Paisley.
Sergeant Megan Bryson, që po heton zhdukjen e shqiptarit thotë se:
“Iren kishte pak kohë që kishte ardhur në Paisley dhe nuk e njeh këtë zonë. Tani jemi duke parë kamerat e sigurisë në qytet për të kuptuar lëvizjet e fundit”.