Zjarrfikësit e Suharekës arrijnë ta shpëtojnë qenin e ngecur në pusetë - Gazeta Express
string(70) "zjarrfikesit-e-suharekes-arrijne-te-shpetojne-qenin-e-ngecur-ne-pusete"

Zjarrfikësit e Suharekës arrijnë ta shpëtojnë qenin e ngecur në pusetë

Gazeta Express

08/07/2020 9:13

Zjarrfikësit janë ata që shpeshherë iu referohemi si heronj, meqë janë të parë që përballen me rrezikun e madh të përfshirjes nga zjarret, por jo vetëm me to.

Se ata janë heronj dhe janë aty ku duhet, duke dëshmuar për humanizmin e tyre, i cili është regjistruar në një video të publikuar mbrëmë kur ata i ndihmojnë një qeni të ngecur brenda në një pusetë në qytetin e Suharekës.

Lexo Edhe:

Zjarrfikësit e Njësisë së Suharekës pasi që kanë marrë lajmërimin rreth orës 23:00, kanë intervenuar duke shpëtuar kështu qenin e ngecur.

Në video shihet se si një zjarrfikës hyn brenda pusetës ku po mbytej qeni.