Prindi monstër në Pejë: I rreh fëmijët e tij, i mbyll në shtëpi duke mos u kujdesur as për ushqim - Gazeta Express
string(97) "prindi-monster-ne-peje-i-rrahe-femijet-e-tij-i-mbylle-ne-shtepi-duke-mos-u-kujdesur-as-per-ushqim"

Gazeta Express

08/07/2020 9:10

Prindi monstër në Pejë: I rreh fëmijët e tij, i mbyll në shtëpi duke mos u kujdesur as për ushqim

Gazeta Express

08/07/2020 9:10

Arrestohet një person pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të tij të mitur, në Pejë.

Personi pasi kishte rrahur fëmijët i kishte mbyllur brenda në shtëpi duke mos u kujdesur as për ushqim për ta.

Njëri nga fëmijët ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar për kontroll mjekësor, në repartin e psikiatrisë, pastaj me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur viktimës femër kosovare si dhe fëmijëve tjerë të tij, të cilët i kishte mbyllë brenda në shtëpi duke mos u kujdesur as për ushqimin e tyre. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari fillimisht është dërguar për kontroll mjekësore në repartin e psikiatrisë, pastaj me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.