“Nëse kushton 400 mln €, jap dorëheqjen” Tabaku nxjerr videon dhe i kujton premtimin Ramës - Gazeta Express
string(87) "nese-kushton-400-mln-e-jap-doreheqjen-tabaku-nxjerr-videon-dhe-i-kujton-premtimin-rames"

“Nëse kushton 400 mln €, jap dorëheqjen” Tabaku nxjerr videon dhe i kujton premtimin Ramës

Gazeta Express

07/07/2020 21:40

‘Nëse kushton 400 mln euro inceneratori, unë jap dorëheqjen.’

Kjo ka qenë deklarata e bërë disa muaj më parë nga kryeministri Rama, ku u akuzua nga opozita për vjedhje e korrupsion të lartë për inceneratorin e mbetjeve në Tiranë.

Lexo Edhe:

Këtë të martë, ish deputetja e PD-së Jorida Tabaku i ka kujtuar premtimin kryeministrit, duke përcjellë në një video investigimin e kryer nga BIRN, nga ku konkludohej përmes dokumenteve se inceneratori kishte kapur një vlerë ndërtimi prej 430 milionë eurosh.