Klauzola për shkëputjen e kontratës së sulmuesit Lautaro Martinez me Interin, në vlerë prej 111 milionë eurosh, skadon sot dhe argjentinasi duket se do të qëndrojë edhe sezonin tjetër në San Siro.
Sulmuesi 22-vjeçar ka qenë në qendër të vëmendjes dhe në ballinat e të gjitha gazetave sportive italiane gjatë muajve të fundit, përderisa Barcelona po tentonte ta siguronte transferimin e Racing Club në La Liga, transmeton Gazeta Express.
Por, blaugranët s’ishin të gatshëm të paguajë shumë të madhe parash për Lautaron, por donte të përfshinte lojtarë për të arritur marrëveshje në formë shkëmbimi. Por, Interi s’ishte i gatshëm të pranojë ofertë të tillë.
Data e skadimit të klauzolën për shkëputjen e kontratës së tij është sot, më 7 korrrik, dhe Calciomercato raporton se lojtari s’do të largohet nga klubi zikaltër.
Po i njëjti medium raporton se kriza e sjellë nga koronavirusi ka ndikuar që klubet të mos kenë fuqi financiare për të përballuar transferime të shtrenjta.
Lautaro ka shënuar 12 gola në 27 ndeshjet e zhvilluara këtë sezon në Serie A, ndërsa 17 në gjithsej 37 ndeshjet në të gjitha garat e këtij sezoni. /Gazeta Express/
Thellë nga natyra e paprekur, në zemër të Bjeshkëve të Istogut, nga mali madhështor i Moknës, shtrihet një perlë...