TARAVARI i ka dhënë 700 mijë euro TENDER Krsto Mukoskit të VMRO-së, shkaktarit për rrahjen e ZIADIN SELËS - Gazeta Express
string(104) "taravari-i-ka-dhene-700-mije-euro-tender-krsto-mukoskit-te-vmro-se-shkaktarit-per-rrahjen-e-ziadin-seles"

TARAVARI i ka dhënë 700 mijë euro TENDER Krsto Mukoskit të VMRO-së, shkaktarit për rrahjen e ZIADIN SELËS

Gazeta Express

06/07/2020 15:00

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari gjatë periudhës sa ka ushtruar postin e Ministrit të Shëndetësisë, i ka ndarë TENDER dhe i ka paguar përmes disa transaksioneve 43 milion denarë apo 700 mijë euro dajës së Krsto Mukoskit, deputetit të VMRO-DPMNE-së, i cili me 27 Prill të vitit 2017 u hapi dyert protestuesve të dhunshëm të cilët më pas rrahën pothuajse për vdekje pikërisht kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Në dokumentin e marrë nga faqja zyrtare e Ministrisë së Financave mund të shihet saktë se në cilën periudhë dhe për çfarë qëllimi Taravari i ka ndarë TENDER dajës së Mukoskit.

Lexo Edhe:

Kompania VIA VEVÇANI me seli në Vevçani, rrethi i Strugës është pronë e Gjorgji Ugrinovskit, dajë i deputetit të VMRO-DPMNE-së Krsto Mukoski.

Burimi: GAZETA.MK