Napoli e mund Romën, luftë për një vend në Europa League - Gazeta Express
string(55) "napoli-e-mund-romen-lufte-per-nje-vend-ne-europa-league"

Gazeta Express

05/07/2020 23:42

Napoli e mund Romën, luftë për një vend në Europa League

Gazeta Express

05/07/2020 23:42

Napoli ka marrë tri pikë të arta në San Paolo duke e mposhtur 2-1 Romën.

Duke parë se vendi i katërt që dërgon në Champions League dhe mbahet nga Atalanta me 15 pikë diferencë nga vendi i pestë, mund të thuhet se për skuadra si Roma, Napoli dhe Milan ajo ëndërr ka mbaruar.

Lexo Edhe:

Kështu, ato tani janë duke luftuar për dy vende që dërgojnë në Europa League dhe me fitoren kundër rivalit direkt Romës, Napoli ka bërë një hap para në këtë aspekt.

Skuadra e Gattusos fitoi me golat e Callejon dhe Insigne, derisa për mysafirët realizoi Mkhitaryan.

Kështu, Napoli tani e ka barazuar Romën dhe ka shkuar në kuotën e 48 pikëve, dy më shumë se Milani, mes të cilave duket se deri në fund do të diskutohet zona Europa League. /Gazeta Express/