Sergio Ramos, më shumë se një mbrojtës – arriti tjetër rekord - Gazeta Express
string(58) "sergio-ramos-me-shume-se-nje-mbrojtes-arriti-tjeter-rekord"

Gazeta Express

05/07/2020 23:28

Sergio Ramos, më shumë se një mbrojtës – arriti tjetër rekord

Gazeta Express

05/07/2020 23:28

Është mbrojtës, por Sergio Ramos tani për tani po kryen edhe detyrat e një sulmuesi te Reali.

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, edhe pse mbrojtës, është golashënuesi i dytë më i mirë në skuadër këtë edicion, pas Karim Benzemas.

Lexo Edhe:

Për 34 vjecarin ka qenë një sezon ëndrrash, pasi po i shijon statistikat më të mira në karrierë, derisa ka thyer edhe rekorde.

Ai është bërë mbrojtësi me më së shumti gola në histori të La Ligës, derisa po e shijon edicionin më të mirë në karrierë me 10 gola në La Liga, më së shumti kishte shënuar në një sezon në vitin 2017, 7 gola.

Këtë shifër e arriti me golin e radhës kundër Athletic Bilbaos, ku Reali fitoi 1-0.

Në total, për gola të shënuar në të gjitha garat, Ramos gjithashtu po e shijon sezonin më të mirë në karrierë, pasi ka shkuar në total 12 gola, derisa më së shumti kishte arritur 11.

Me golin kundër Bilbaos, edhe pse është mbrojtës, besoni apo jo ai shkoi në kuotën e 96 finalizimeve me fanellën e Real Madridi.

Ai gjithashtu është bërë lojtari i katërt me më së shumti paraqitje në histori të Realit, me 647, për ta kaluar Santillana (645) dhe tani ka para Raul (741), Casillas (725) dhe Sanchís (710). /Gazeta Express/