Driton Kuka reagon pas lajmit për vdekjen e Shashës: Sot humbën një ish-sportist e trajner të madh - Gazeta Express
string(97) "driton-kuka-reagon-pas-lajmit-per-vdekjen-e-shashes-sot-humben-nje-ish-sportist-e-trajner-te-madh"

Driton Kuka reagon pas lajmit për vdekjen e Shashës: Sot humbën një ish-sportist e trajner të madh

Gazeta Express

04/07/2020 21:37

Trajneri i famshëm i xhudos, Driton Kuka, është shprehur i tronditur nga lajmi për vdekjen e trajnerit 38-vjeçar të karatesë, Flamur Shashën, i cili ndërroi jetë pas infektimit me Covid-19.

Federata e Karatesë e Kosovës bëri të ditur sot se trajneri i njohur kosovar, 38-vjeçari Flamur Shasha, ka nderuar jetë si pasojë e infektimit me virusin Covid-19, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ky lajm e ka tronditur trajnerin e xhudos Driton Kuka, i cili e shfrytëzoi llogarinë e tij në Facebook për të reaguar ndaj këtij lajmi.

“Pusho në paqe miku im Flamur! Lajm i trishtë humbja jote,na tronditi të gjithëve”, shkroi Kuka në llogarinë e tij në Facebook.

“Qyteti i Pejës sot humbi një ish sportist e trener të madh”.

“Do të kujtojmë gjithmonë e Diani po ec rrugës tande e po bahet sportist shembullor dhe do jetë krenar gjithmonë me veprat tua”. /Gazeta Express/