Në Gjakovë, 40 raste pozitive me COVID-19 - shtatë prej tyre po trajtohen në spitalin rajonal - Gazeta Express
string(90) "ne-gjakove-40-raste-pozitive-me-covid-19-shtate-prej-tyre-po-trajtohen-ne-spitalin-rajonal"

Në Gjakovë, 40 raste pozitive me COVID-19 – shtatë prej tyre po trajtohen në spitalin rajonal

Gazeta Express

03/07/2020 23:40

Në Komunën e Gjakovës sonte janë paraqitur shtatë raste të reja me Covid-19.

Drejtori i Spitalit të Gjakovës, Hilmi Shala ka thënë se pesë nga këta pacientë janë raste kontakti ndërsa dy prej tyre kanë qenë të shtrirë në spitalin e Gjakovës në Repartin e Infektivit.

Lexo Edhe:

“Në Spitalin e Gjakovës janë të shtrirë shtatë pacientë të konfirmuar me COVID-19”, tha ai në Rtv Dukagjini.

Shala thotë se katër personel shëndetësorë nga Gjakova janë të prekur me koronavirus.

“Një internistë, një gjinekolog, një infektolog dhe një punëtorë i administratës janë të prekur me COVID-19. Mjekët janë duke u trajtuar në shtëpitë e tyre ndërsa punëtori i administratës është duke u trajtuar në Klinikën Infektive”.

Drejtori i Spitalit të Gjakovës thotë se trendi ditëve të fundit nuk është i mirë pasi ka një rritje të personave nga Gjakova të prekur me koronavirus, përcjell Telegrafi.

“Kemi mbi 40 raste aktive në komunën tonë edhe pse numrin e saktë nuk e dimë pasi nuk kemi të dhëna të plota për numrin e të shëruarve”, deklaroi ndër të tjera Hilmi Shala.