Reagimi qesharak i trajnerit të Sheffieldit kur Mourinho ia ndërpret intervistën - Gazeta Express
string(80) "reagimi-qesharak-i-trajnerit-te-sheffieldit-kur-mourinho-ia-nderpret-intervisten"

Reagimi qesharak i trajnerit të Sheffieldit kur Mourinho ia ndërpret intervistën

Gazeta Express

03/07/2020 14:55

Trajneri i Sheffield Unitedit, Chris Wilder, mbeti i befasuar nga veprimi i trajnerit të Tottenhamit, Jose Mourinhos, i cili ia ndërpreu intervistën për t’ia uruar fitoren.

Tottenhami e pësoi disfatën e 11-të të sezonit në Bramall Lane, pasi që Sheffield Unitedi arriti të marrë fitore me rezultat 3:1 falë golave të shënuara nga Sander Berge, Lys Mousset dhe Oli McBurnie, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Berge e zhbllokoi rezultatin e ndeshjen pas rreth 30 minutave lojë, por Harry Kane u duk se e barazoi rezultatin pas dy minutave, pas një vrapimi mbresëlënës nga Lucas Moura. Megjithatë, festa e Tottenhamit nuk zgjati shumë, pasi që VAR-i e anuloi atë gol me arsyetimin se Moura e kishte prekur topin me dorë gjatë një ndërhyrjeje jashtë zonës së penalltisë.

Përderisa Mourinho u ankua për këtë vendim në intervistën e tij pas ndeshjes, ai iu afrua trajnerit kundërshtar për t’ia uruar fitoren pas ndeshjes, gjë që e la të shokuar trajnerin Wilder.

Wilder e lavdëroi Mourinhon për këtë veprim, duke thënë se kjo të tregon se çfarë personi fisnik është portugezi kur bën diçka të tillë edhe pasi të jetë dëmtuar nga një vendim i gjyqtarëve. /Gazeta Express/