Sela dhe Gashi në takim me Kurtin, a do e mbështet VV-ja koalicionin në këto zgjedhje? - Gazeta Express
string(84) "sela-dhe-gashi-ne-takim-me-kurtin-a-do-e-mbeshtet-vv-ja-koalicionin-ne-keto-zgjedhje"

Sela dhe Gashi në takim me Kurtin, a do e mbështet VV-ja koalicionin në këto zgjedhje?

Gazeta Express

02/07/2020 15:50

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela dhe ai Alternativës, Afrim Gashi kanë takuar sot në Prishtinë kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

“Sela dhe Gashi takuan Kurtin në selinë e Vetëvendosjes, kurse temë e bisedës ka qene forcimi i bashkëpunimit të metutjeshëm mes këtyre subjekteve, bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, si dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, kanë deklaruar burime partiake brenda takimit.

Lexo Edhe:

Vetëvendosja e Albin Kurtit ka paralajmëruar se do të shtrij veprimin e saj politik edhe në Maqedoni të Veriut, gjë kjo e cila nuk u prit mirë nga asnjë parti politike përveç Alternativës së Afrim Gashit.

Megjithatë, Aleanca për Shqiptarët ende nuk ka qëndrim zyrtar për paralajmërimin e Albin Kurtit se Vetëvendosja do të shtrihet edhe në Maqedoni.

Nuk dihet në koalicioni i ASH-AAA-së sot ka shkuar sot në Prishtinë për të kërkuar mbështetjen e Kurtit në këto zgjedhje parlamentare që pritet të mbahen më 15 korrik.