Vetëvendosja përmes nënkryetares kritikon Edi Ramën që nuk tha asnjë fjalë për pandeminë - Gazeta Express
string(88) "vetevendosje-permes-nenkryetares-kritikon-edi-ramen-qe-nuk-tha-asnje-fjale-per-pandemine"

Vetëvendosja përmes nënkryetares kritikon Edi Ramën që nuk tha asnjë fjalë për pandeminë

Gazeta Express

02/07/2020 14:09

Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që gjatë vizitës në Kosovë nuk foli për pandeminë, raporton Gazeta Express.

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollcaku ka shkruar në Facebook se mbetet e paqartë nëse kryeministri Rama ka ofruar ndonjë ndihmë për parandalim dhe luftim të koronavirusit gjatë vizitës dyditore.

Lexo Edhe:

Ajo ka thënë se situata në vend është e rënduar e se çdo ndihmë do të ishte e mirëseardhur.

 “A ofroi Kryeministri Rama ndonjë ndihmë për parandalim dhe luftim të COVID-19 gjatë vizitës dy ditore, mbeti e panjohur për publikun. Situata është e rënduar dhe çdo ndihmë do të ishte e mirëseardhur”, ka thënë nënkryetarja e LVV-së. /GazetaExpress/