OVL e UÇK-së organizon protestë më 9 korrik, kërkon shfuqizimin e Gjykatës Speciale - Gazeta Express
string(81) "ovl-e-uckse-organizon-proteste-me-9-korrik-kerkon-shfuqizimin-e-gjykates-speciale"

OVL e UÇK-së organizon protestë më 9 korrik, kërkon shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Gazeta Express

02/07/2020 13:41

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar protestë më 9 korrik në Prishtinë.

Përmes një komunikate për media, OVL-UÇK ka thënë se pas takimit të mbajtur mes kësaj organizate dhe Shoqatës së të Burgosurve Politikë kanë ardhur në përfundim që më 9 korrik të organizojnë protestë gjithëpopullore në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Mbahet protestë gjithëpopullore në Prishtinë me datën 9 korrik 2020 me moton: “Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare”, thuhet në njoftim.

Tutje OVL-UÇK ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të ndryshojë ligjin për Gjykatën Speciale.

“Ngritja e kësaj aktakuze është bërë me qëllim të caktuar, e sidomos për ta penguar procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Të kërkohet nga Kuvendi i Kosovës që ta ndryshoj ligjin për gjykatën speciale, për arsye se duhet të gjykohen të gjitha krimet dhe gjenocidi i kryer nga Serbia në Kosovë”, thuhet në komunikatë. /GazetaExpress/