Reforma zgjedhore, Rama: ‘Ata jashtë’ nuk kanë tagër të na japin urdhra - Gazeta Express
string(67) "reforma-zgjedhore-rama-ata-jashte-nuk-kane-tager-te-na-japin-urdhra"

Reforma zgjedhore, Rama: ‘Ata jashtë’ nuk kanë tagër të na japin urdhra

Gazeta Express

02/07/2020 13:26

Kryeministri Rama ka folur këtë të enjte në kuvend për reformën zgjedhore dhe kërkesat e opozitës parlamentare. Rama deklaroi se me opozitën parlamentare duhet arritur një konsensus, ndërsa për opozitën jashtëparlamentare, kreu i qeverisë deklaroi se ata nuk mund t’i japin ultimatume qeverisë.

Rama gjithashtu i ‘kujtoi’ deputetes Rudina Hajdari, se ajo vetë e ka firmosur marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik.

Lexo Edhe:

Rama: Do përpiqemi deri në fund të krijojmë një konsensus, ku mbase çdo palë do duhet të pajtohet me faktin se nuk mund të marrë gjithçka.

Ata të tjerët nuk janë këtu dhe kanë një vetëndierjetë habitshme. Dërgjojnë dhe ultimatume se çfarë duhet të bëjë parlamenti.

Nuk është nevoja për të vazhduar në provokime, qoftë nga jashtë apo brenda. Atyre jashtë u them, nuk keni asnjë tagër t’i jepni urdhra këtij kuvendi dhe ne që jemi këtu sot, kryetarit të kuvendit i ishte drejtuar një urdhër nga as më shumë e as më pak, nga sekretari i përgjithshëm i ‘forcave çlirimtare’ (Gazmend Bardhi, PD).

Ne sot jemi në një proces dhe mendojmë që ju zonja Hajdari, patjetër dhe kolegët tuaj, ju takon që një reflektim ta bëni për faktin që ne e kemi respektuar jo vetëm me fjalë, nismën tuaj. Do thonit ju, skishit mundësi të bënit ndryshe… mbase.

Por duhet të reflektoni se ky është një proces nga ku konsensusi do të prodhojë një rezultat dhe çdo palë duhet të bëjë koncesionet e veta.

Të vazhdojmë qetësisht dhe të diskutojmë hapur.