Komunikatë e VMRO-DPMNE-së për përballjen e pushtetit me koronavirusin - Gazeta Express
string(70) "komunikate-e-vmro-dpmne-se-per-perballjen-e-pushtetit-me-koronavirusin"

Komunikatë e VMRO-DPMNE-së për përballjen e pushtetit me koronavirusin

Gazeta Express

02/07/2020 11:18

Është turp që me 150 të sëmurë dhe 10 të vdekur në ditë, prioritet i Zaevit dhe Filipçes të jetë regjistrimi i PR klipeve.

Në qershor, ka pasur të sëmurë sa në të gjithë muajt tjerë më parë. Zaev dhe Filipçe në vend që të tregojnë shqetësim për shëndetin, po mbajnë tubime dhe xhirojnë klipe.

Lexo Edhe:

Maqedonia pothuajse tërë muajin shënon numra treshifror të personave të infektuar. Bilanci i zi në 24 orët e fundit është 120 të infektuar të rinj dhe 4 të vdekur. Vetëm muaji qershor ka të prekur sa muajt tjerë më parë. Maqedonia është një rekordere në rajon për personat e infektuar dhe të vdekur për një milion banorë. Megjithatë, kjo nuk e ndalon Filipçen aktrojë në klipet dhe tubimet e Zaevit.

Kjo është në fakt mosaftësia dhe papërgjegjësia e Qeverisë së Zaevit dhe Filipçes.

Në qoftë sedo të ishte një krim, korrupsion apo shantazh, Qeveria e Zaevit do të ishte e organizuar në maksimum, por jo kur duhet të mbrohen shëndeti dhe jeta e qytetarëve.

Gjithë opinioni e pa se si ishin të organizuara kur duhej të negocionin me biznesmenin kontrovers Daka, për çka ai vetë pretendoi se ka paguar 300 mijë euro. E shohim se si bëhet pazar me drejtësinë për 4, 6, 8 milionë euro, ndërsa ka dëshmi se të gjitha paratë e zhvatura kanë përfunduar te Zoran dhe Vice Zaevi. E gjithë opinioni e pa se si drejtori i Fondit shëndetësor, personi i dytë në shëndetësi në Maqedoni, vë pako të parave në çantën e tij, ndërsa në Maqedoni njerëzit janë duke vdekur nga sëmundje banale apo nga mungesa e fondeve për operacione.

Ky është mjerimi i qeverisjes së LSDM-së dhe Zaevit, të cilin qytetarët e ndjejnë në kurrizin e tyre.

LSDM dhe Zaev kanë treguar se mund të kryejnë vetëm me shume krime, mund të bëjnë më shumë korrupsionin dhe vetëm dështime.

Qendra për komunikim e VMRO-DPMNE-së.