Tragjike: Babai e mbyt aksidentalisht me traktor fëmijën e tij në Mamushë - Gazeta Express
string(72) "tragjike-babai-e-mbyt-aksidentalisht-me-traktor-femijen-e-tij-ne-mamushe"

Tragjike: Babai e mbyt aksidentalisht me traktor fëmijën e tij në Mamushë

Gazeta Express

02/07/2020 8:58

Një rast tragjik ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Mamushë. Aty, aksidentalisht një person derisa ishte duke lëvizur me traktor ka e ka goditur fëmijën e tij.

Lajmin e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Lexo Edhe:

Krasniqi tha se fëmija ka rrëshqitur dhe ka rënë poshtë rimorkios së traktorit të cilin po e drejtonte babai i tij.

“Raportohet se i dyshuari mashkull/kosovar derisa ishte duke lëvizur me traktor me rimorkio, dyshohet se fëmija i tij, ka rrëshqitur dhe ka rënë poshtë rimorkios. Viktima nga kalimtarët dërgohet në emergjencë ku mjeku konstaton se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML në obduksion”, tha Krasniqi.