Kryeministri Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim disa nga anëtarët e bordit të Klubit të Prodhuesve për të diskutuar për gjendjen e përgjithshme të ekonomisë së vendit, e veçanërisht të sektorit të prodhimit, sidomos pas gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19.
Gjatë takimit kryeministri Hoti, i njoftoj prodhuesit për hapat që ka ndërmarr qeveria për përkrahjen e sektorit të prodhimit, por edhe të rimëkëmbjes së ekonomisë së vendit.
“Me këtë rast, kryeministri Hoti shprehi gatishmërinë e Qeverisë për fuqizimin edhe më tej të dialogut ndërmjet komunitetit të biznesit dhe institucioneve që do të lehtësonte mjedisin e bizneseve prodhuese në Kosovë”, thuhet n ë njoftim.
Sipas njoftimit, edhe prodhuesit e theksuan nevojën e bashkëpunimit reciprok në tejkalimin e kësaj krize, por edhe kërkuan mbështetjen më të madhe duke hartuar programe të veçanta për sektorin e prodhimit, deri në stabilizimin e gjendjes ekonomike.
“Ata po ashtu kërkuan edhe tejkalimin e ngërçit politik dhe votimin e marrëveshjeve në kuvend për financimin e pakos së rimëkëmbjes.
Njëherazi, prodhuesit e falënderuan kryeministrin për takimin dhe shprehen gatishmërinë e tyre që bashkëpunimi me Qeverinë e Kosovës të thellohet edhe më tej në mes të dy palëve”, shkruhet në komunikatë.

Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...