Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur rreth takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe ministri e Punëve të Jashtme, Gent Caka
Ahmeti ka shkruar në Facebook se temë kryesore e këtij takimi ishte bashkërendimi i aktiviteteve për t’i tejkaluar sfidat me të cilat po përballen të dyja vendet.
“Sot, bashkë me nënkryetarin Muhedin Nushi pritëm në takim Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama si dhe Minitrin e Punëve të Jashtme z. Gent Caka. Temë kryesore brenda këtij takimi të përzemërt ishte bashkëpunimi dhe bashkërendimi i hapave dhe aktiviteteve për t’i tejkaluar sa me lehtë sfidat me cilat po përballen Kosova dhe Shqipëria”, ka shkruar Ahmeti.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...