Rama: Kosova nuk duhet të barrikadohet e as ta ndalë dialogun - Gazeta Express
string(60) "rama-kosova-nuk-duhet-te-barrikadohet-e-as-ta-ndale-dialogun"

Rama: Kosova nuk duhet të barrikadohet e as ta ndalë dialogun

Gazeta Express

30/06/2020 15:25

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk ka pranuar të japë detaje për qëndrimet e liderëve me të cilët është takuar gjatë vizitës në Kosovë, raporton Gazeta Express.

“Takimet kanë komente kur ka dakordësi për të bërë komente, nuk kemi diskutuar për të bërë komente, nuk jam këtu për të komentuar takimet apo dallimet. Ato i dini dhe i shihni, nuk kam zbuluar ndonjë gjë në kuptim të dallimeve që shihni në opinion. Mos kërkoni nga unë të bëj komente të takimeve”, ka thënë ai.

Lexo Edhe:

Rama ka shtuar se Kosova nuk duhet të barrikadohet dhe se dialogu nuk duhet të ndalet.

“Mendimi im është i thjeshtë, Kosova nuk duhet të barrikadohet, Kosova nuk duhet ta ndalë dialogun, Kosova nuk duhet të nënvlerësojë rrezikun që vjen me implikimet e këtij brutaliteti për të cilat kam ardhur këtu.

Kosovës iu kërkua të plotësojë kushtet për viza, kur të gjitha kushtet u plotësuan doli se duhej bërë edhe demarkacioni, se çfarë lidhje kishte demarkacioni me viza këtë e dimë politike”, shtoi ai. /GazetaExpress/