“Kur pashë skanimin nuk munda t’i besoja syve. Isha në javën e 34 të shtatzënisë dhe vajza kishte flokë shumë të dendur. Unë ju betohem, isha me idenë që fëmijët lindin pa flokë, pasi dhe djali po ashtu erdhi në jetë. Kjo që ndodhi me vajzën ishte befasuese si për mua dhe për mjekët”, u shpreh Alexandra.
Më tej ajo shtoi: “Kur dilja me vajzën shëtitje njerëzit habiteshin kur i thoja që ajo është vetëm tre muajshe. Flokët e saj dhe trupi i madh e tregonte së paku një vjeçe”.
Sakaq, Alexandra i ka hapur një llogari në Instagram të bijës, me shpresën që ku të rritet të bëhet një modele e njohur.