string(85) "rriten-serish-shifrat-72-te-infektuar-me-covid19-ne-shqiperi-gjate-24-oreve-te-fundit"

Gazeta Express

28/06/2020 10:45

Rriten sërish shifrat, 72 të infektuar me covid19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Gazeta Express

28/06/2020 10:45

Gjatë ditës së sotme është rritur sërish numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri.

Në total gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë infektuar 72 persona, 11 më shumë se një ditë më parë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 19 të prekur në Tiranë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Shkodër, Durrës, Pukë, nga 4 raste në Sarandë dhe Vlorë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, 2 në Lezhë, dhe nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Kavajë.

Njoftimi

Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar në 1384 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 374 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 72 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 19 të prekur në Tiranë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Shkodër, Durrës, Pukë, nga 4 raste në Sarandë dhe Vlorë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, 2 në Lezhë, dhe nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Kavajë.

Në vendin tonë aktualisht janë 963 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Të nderuar qytetarë, rastet ditore do të vazhdojnë të shfaqen në ndërmarrje biznesi, institucione, nëse ju nuk zbatoni rregullat e vendosura.

E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike, duke vendosur maskën kur nuk ruani dot distancën, duke ruajtur higjienën personale, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara. Respektimi strikt i masave të vendosura do të ruajnë shëndetin tuaj dhe njërëzve tuaj të dashur.

Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton se për sa kohë nuk ka një vaksinë, qytetarët duhet të përshaten me normalitetin e ri dhe të përshtasin sjelljen e tyre duke u kujdesur për zbatimin strikt të çdo rregulli të vendosur.

Telefononi nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

COVID-19 – Statistika (28 Qershor 2020)

Testime totale 26292

Raste pozitive 2402

Raste të shëruara 1384

Raste Aktive 963

Humbje jete 55

(Qarku Tiranë 31, Durrës 9, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 6, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 371

Durrës 181

Shkodër 162

Vlorë 103

Fier 48

Lezhë 33

Korçë 26

Kukës 15

Elbasan 12

Gjirokastër 7

Berat 5